Gjashtë persona rrahin brutalisht një njeri me ngjyrë në Alabama

16:35 | 10 Gusht 2023
E.K

Një rrahje masive ka ndodhur në lumin Montgomery në Alabama, ku ishin të përfshirë shumë persona, ka bërë të ditur policia amerikane.

Përleshja e madhe filloi kur disa burra filluan ta sulmojnë bashkëkapitenin me ngjyrë të një varke, raporton nypost.

Kapiteni i anijes pretendoi se racizmi ishte i përfshirë në sulmin e stilit “WWE” ndaj ekuipazhit të tij.

“Nuk ka kuptim që gjashtë persona të sulmojnë vetëm një njeri sepse u kishte lëvizur varkën disa metra më tutje. Sipas mendimit tim, sulmi ndaj Damien ishte i motivuar në baza racore”, tha kapiteni Jim Kittrel.

Raportohet se tre persona janë arrestuar me akuzën e sulmit të shkallës së tretë gjersa janë publikuar edhe pamjet e përleshjes.

Ndryshe, autoritetet policore kanë nisur hetimet rreth ngjarjes dhe shumë shpejt pritet të dal me një deklaratë për shtyp. /Telegrafi/

Të ngjashme