Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arbren Vitia do të vizitojnë nesër Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Sipas njoftimit, kjo vizitë do të jetë për të parë nga afër vënien në funkison të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë, shkruan Arbresh.info.
“Të premten, 11 gusht 2023, në ora 11:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Arbresh.info
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë