Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një kafiteri në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve që ka arritur të siguroj ‘Arbresh.Info’, personi i vrarë nuk ka qenë person konflikuoz, por që ka mbajtur lokale me muzikë të gjallë dhe me valltare.
Sipas të njëjtit burim personi i vrarë një lokal të tillë e ka pasur edhe në Istog, deri para 1 apo dy vitesh, të cilin e ka mbyllur për arsye të problemeve që i kishin ndodhur në atë lokal.
“Jo, ka qenë djalë i mirë, e njohë shumë mirë dhe e kam pas si gjysmë shoku. I urtë ka qenë, po i ka dashtë ‘Kafet e Muzikës’, ka pas qejf vet me i mbajt. Deri para 1 a 2 vite e ka pas edhe në Istog, po për shkak, qysh me ka thanë. Ka pas probleme edhe ish pas lodh dikur edhe e kish pas mshelë”, ka thënë burimi i Arbresh.Info.
Tutje sipas po të njëjtit burim, kur i ndjeri i kishte pyetur para se të hapte lokalin ku është vra, se a ja vlen me hapë kafiteri me muzikë të gjallë, ata e kishin sugjeruar që jo, përshkak se sipas tij i kishte thënë se këtu është Drenicë dhe nuk durojnë.
Mirëpo sipas tij nuk ka dëgjuar që ka pasur telash dhe nuk i ka thënë asnjë herë për ndonjë problem apo për ndonjë konflikt me dikë në këtë lokal.
“Kur dojke me e hapë lokalin na pati vetë se a ja vlenë me e hapë një të tillë? I kam thënë jo, sepse këtu është Drenicë dhe nuk durojnë. Por, ndoshta dikush ja ka mush mendjen me e hapë. Pasha Zotin, as s’ma ka thanë asnjë herë edhe as që kam dëgju prej dikujt që ka pas telashe me dikë”, ka shtuar burimi në fjalë.
I njëjti ka shtuar se në rrethinë të Runikut, e as ma larg kurrë nuk ka pasur lokale të tilla.
Mirë po i njëjti burim ka thënë se si familje kanë qenë të urtë dhe vijnë nga një familje që ka dhënë kontribut në çështjen e Kosovës, dhe s’kanë qenë familje që kanë bërë probleme. Sipas tij, familjarët e të ndjerit janë në mërgim dhe kanë punuar vazhdimisht atje.
Pra, sipas informacioneve zyrtare sot, rreth orës 1:21, kanë marrë informacione se përshkak të gjuajtjes me armë nga tre persona me maska ka mbetur i vrarë N.L i moshës 39 vjeç, ndërsa kanë mbetur të lënduar 3 persona nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk ka të dyshuar, hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhje të plotë të rastit./Arbresh.info/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...