Ylli i Real Madridit, Thibaut Courtois ka pësuar një lëndim të rëndë.
Skuadra spanjolle ka njoftuar se portieri ka këputu ligamentin, shkruan Arbresh.info.
Parte médico de Courtois.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 10, 2023
Ai e mori lëndimin gjatë stërvitjes të së enjtes, të cilën e la në lot, përpara se t’i nënshtrohej testeve mjekësore.
Këto analiza kanë vërtetuar se ai ka këputur ligamentin e përparmë të gjurit të majtë.
Një dëmtim i kësaj natyre ka të ngjarë ta lërë belgun jashtë fushës së gjelbër për pjesën më të madhe sezonit.
Kjo e lë Andriy Lunin si portierin e vetëm në listë me sezonin e ri të La Liga vetëm disa ditë larg.
Si rezultat, Los Blancos ka të ngjarë të detyrohen në tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...