Ballkani zyrtarizon sulmuesin e Shkupit, Walid Hamidi

14:04 | 10 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e radhës.

Bëhet fjala për sulmuesin e Shkupit, Walid Hamidi, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka, përmes një postimi në Facebook.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi. Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Hamidi ka qenë një nga sulmuesit kryesor te Shkupi, ku sezonin e kaluar ka zhvilluar 33 paraqitje në të gjitha garat.

Derisa, 26-vjeçari po ashtu arriti të shënoj edhe pesë gola e dy asistime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme