Ballkani përkrah FC Suharekën: Kemi një stadium të vogël, por do të krijojmë hapësirë për klubin e ri

13:50 | 10 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Komuna e Suharekës do të ketë dy klube të futbollit.

Pavarësisht se Ballkani dhe FC Suhareka do të jenë kundërshtar, kampioni i Kosovës ka vendosur të përkrah klubin e sapo promovuar, shkruan Arbresh.info.

Presidenti i Fc Ballkanit, Arsim Kabashi e ka vizituar klubin e ri.

Futbolli në Suharekë, po vazhdon të rritet, duke u investuar vazhdimisht në të! E ardhmja e të rinjve në qytetin e kampionëve, po bëhet gjithnjë e më e pasur, pasi mundësitë për ta po shtohen. Presidenti i Fc Ballkanit, Arsim Kabashi e ka vizituar sot Fc Suharekën, të cilëve u ka dhënë përkrahje për rrugëtimin që e kanë nisur, duke i dëshiruar suksese në sezonin që po nis. Edhe pse si qytet me shumë kapacitet në futboll, por me vetëm një stadium të vogël, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha gjeneratat e Fc Ballkanit, ne s’do diskutim që do ta bëjmë të pamundurën, që të krijojmë hapësirë edhe për klubin e ri, pasi mbi të gjitha, ka rëndësi e ardhmja e sportit Suharekës dhe të rinjve tanë”, thuhet njoftimin e Ballkanit.


Suhareka do të fillojë garat në Ligën e Parë të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme