Shefi i EULEX-it viziton Teodosijen në Manastirin e Graçanicës

23:40 | 9 Gusht 2023
E.G

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka vizituar peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije.

Përme një postimi në Twitter, Barbano njoftoi në takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, shkroi shefi i EULEX-it.

Tutje, Barbano njofton se ka siguruar që “EULEX do të vazhdojë mbështetjen për rend dhe ligj dhe se nga afër do ta monitorojë sistemin e drejtësisë në terma procedural, ligjor dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e barabartë për të gjitha komunitetet”

Ndër të tjera në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e ushqyerjes së mëtejshme të marrëdhënieve konstruktive ndërkomunale./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme