Drejtoria Rajonale e Gjakovës në zbatim të planit operativ “Goditja”, ka flluar shtimin e aktiviteteve policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrolla është kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, shkruan Arbresh.info.
“Stacionet policore dhe njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në zbatim të planit operativ “Goditja” kanë filluar me shtim të aktiviteteve policore, patrullimeve të shtuara dhe pikave të kontrollit, kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.”, njofton Policia.
Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë fton qytetarët që të lajmërojnë policinë për çdo gjë të dyshimtë që vërejnë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë fton të gjithë qytetarët që për çdo gjë të dyshimtë që vërejnë të lajmërojnë policinë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...