Google ADS

Ballkani kryen edhe stërvitjen e fundit, të gatshëm për duelin e nesërm

21:55 | 9 Gusht 2023
KRG

Ballkani e ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para përballjes ndaj Lincoln Red Imps nesër.

Kampioni i Kosovës do të luajë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Përballë tyre do të jetë skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, ekip që pritet të kalohet nga suharekasit.

“Skuadra ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para kësaj përballje, duke qenë gati për të shfaqur një paraqitje sa më të dinjitetshme, nesër në ‘Fadil Vokrri’”, thuhej në njoftimin e Ballkanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme