Google ADS

Dekretohet guvernatori i ri i BQK-së

13:36 | 9 Gusht 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

E para e shtetit, e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.

Ndërkaq Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme