Pensionistët nga sot deri më 31 gusht mund të futen pa pagesë në pishinën e Gërmisë

12:29 | 9 Gusht 2023
Diellza Gashi

Pensionistët që nga dita e sotme do të lirohen nga pagesa në pishinën e Gërmisë.

Ky vendim është marrë nga Ndërmarrja Publike Lokale Sport Marketing, i cili ka njoftuar se të gjithë pensionistët mund të hynë në pishinën e Gërmisë pa pagesë, kjo do të filloj nga sot deri në fund të këtij muaji.

Sipas njoftimit, pensionistët duhet të kenë me vete vetëm letërnjoftimin.

“Të gjithë pensionistët mund të hynë në Pishinën e Gërmisë pa pagesë që nga data 09.08.2023 deri më 31.08.2023. Pensionistët për të hyrë falas në pishinë duhet të kenë me vete letërnjoftimin (dokumentin e identifikimit)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme