Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se përmes rrjetit social ‘Tik Tok’, kanë bërë shitjen e parave të falsifikuara.
“Gjatë punës operativo – hetimore janë siguruar prova se të dyshuarit F.S. (1992), mashkull kosovar si dhe A.S. (1995), mashkull kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit F.S., dhe njëkohësisht është arrestuar.
Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.
Me aktvendim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ’Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së dhe dy të dyshuarit e lartcekur dërgohen në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe luftimin e veprave penale të të gjitha llojeve dhe kërkon nga qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të tilla si dhe të bashkëpunojnë me policinë në parandalimin e veprave penale dhe dukurive negative”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi