Google ADS

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

09:55 | 9 Gusht 2023
E.H

Një person është therur me thikë dje në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Pas hetimeve, i dyshuari është identifikuar e më pas është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 08.08.2023 – 03:39. Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme