Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë filluar protestën për shkak të mos përmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.
Kjo protestë është mbajtur para objektit të Kryeministrisë, raporton Arbresh.info.
“Tenderi e pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut” shkruhet në njërën nga pankartat e protestuesve.
Krye sindikalisti i kësaj korporate, Nexhat Llumbica tha se punëtorët e KEK-ut janë të diskriminuar që nga viti 2004 nga tenderët e paligjshëm.
Llumnica kërkon që të anulohen këta tender dhe të kthehen punëtorët në vendin e tyre të punës.
“Punëtorë të KEK-ut janë të diskriminuar. Në vitin 2007 është tenderuar paligjshëm kjo korporate. Kjo qeveri tani kur ishte në opozitë ishte njëzëri me neve dhe thoshte se kishim të drejtë. Këto janë të paligjshëm por nuk kanë dëgjuar asnjëherë. Nuk janë respektuar të drejtat tona. Kërkoj nga kryeministri i Kosovës që të anulohen këto tenderime që janë të bëra paligjshëm. Këta janë te diskriminuar, të shantazuar të disrespektum dhe duhen që të vijnë në vendin e vet në punë”, tha Llumnica.
Protestuesit thanë se që nga 2004, shteti ka dhënë tenderë dhe nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre ndaj punëtorëve të KEK-ut.
Ata bënë thirrje që të ndërhyjnë ndaj këtij diskriminim për sigurimin fizik të kësaj korporate. Dhe nëse nuk ka reagim apo përmirësim, ata do të vazhdojnë protesta edhe me radikale./Arbresh.info/
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...