Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:52 | 9 Gusht 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë:

09:00
Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) mbajnë protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut. (Para objektit të Toskanës dhe para Kryeministrisë)

10:00
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, pret në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Institucioni i Avokatit të Popullit)

10:30
KRU “Prishtina” zhvillon aksion të shkyçjeve në Fushë-Kosovë, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Fushë-Kosovë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme