Dhjetëra tanke të përdorura që dikur i përkisnin Belgjikës do të dërgohen në Ukrainë pasi u arrit një marrëveshje midis një tregtari armësh dhe një vendi evropian të paidentifikuar.
Tanket e prodhimit gjerman iu shitën nga Belgjika kompanisë së mbrojtjes OIP Land Systems më shumë se pesë vjet më parë.
OIP tani ka rënë dakord t’i shesë 50 tanke një qeverie tjetër, e cila nuk mund të përmendet për shkak të një klauzole konfidencialiteti në kontratë.
Qeveria e paidentifikuar nga ana e saj do t’i kalojë mjetet e blinduara luftarake në Ukrainë, raporton skynews.
Vlera totale e marrëveshjes nuk është bërë e ditur – por në fillim të këtij viti sekretari belg i mbrojtjes, Ludivine Dedonderkritikoi, kritikoi kontraktorët e ushtrisë private për çmimet e larta kur u bënë pyetje për mundësinë që Belgjika të blejë përsëri pajisje ushtarake të vjetra që kishte shitur.
Tanket janë të vjetra – me Leopard 1 të prodhuar për herë të parë në vitet 1960, por disa prej tankeve do të përdoren për pjesë këmbimi, ndërsa të tjerët do të riparohen dhe do të hidhen në terren, kuptohet.
Një zëdhënës i ministrisë belge të mbrojtjes nuk pranoi të komentojë mbi shitjen e tankeve. /Telegrafi/
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve