Modelja Bella Hadid ka treguar se për më shumë se 100 ditë ka marrë trajtim intensiv pas përkeqësimit të sëmundjes Lyme.
Ajo, u diagnostikua me sëmundjen Lyme në vitin 2012, e cila përhapet nga rriqrat që bartin baktere.
“Sëmundja kronike e Lyme shpesh përfshin dhimbje muskuloskeletore post-infektive, vështirësi njohëse dhe lodhje të përgjithshme dobësuese”, tha Dr Brancato, raporton DailyMail.
“Kjo sëmundje mund të trajtohet me ilaqet kundër depresionit, menaxhimin e dhimbjes dhe ndihmës holistike si akupunktura, joga, terapi fizike dhe ushtrime forcuese dhe terapi konjitive të sjelljes dhe meditim të ndërgjegjes”.
Hadid ndau në rrjetet sociale se është në pushim nga modelimi që nga fillimi i kësaj jave.
“Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj me të vërtetë.”
“Të jesh i trishtuar dhe i sëmurë me bekimin/privilegjin/mundësinë/dashurinë më të madhe rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Megjithatë, rastet kronike, si ajo e Hadidit, kërkojnë trajtim më intensiv.
Trajtimi për PTLDS varet nga simptomat e pacientit dhe çdo ndërlikim që ai mund të ketë, duke përfshirë aneminë, mangësitë e tiroides, sindromën e tunelit karpal, mangësitë e vitaminave ose sëmundjet autoimune.
Në postimet që ka publikuar në Instagram, Hadid shihet se po merr një elektrokardiogram, test ky që përdoret për të matur të rrahurat e zemrës. Po ashtu ajo vërehet që ka një port në krahun e saj, e cila mundëson të bëjë gjakmarrje të shpeshta dhe medikamente intravenoze për t’u administruar më lehtë.
Është e paqartë se çfarë komplikimesh shtesë mund të ketë pasur Hadid ose çfarë simptomash ka përjetuar. Trajtimi i saj mund të ketë përfshirë menaxhimin e simptomave, duke përfshirë medikamente për të ndihmuar me dhimbjen dhe lodhjen, ose mund të kishte qenë për të trajtuar kushte të tjera./klankosova
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet