Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se kryeqyteti do të vlojë nga punimet në terren, duke bërë të ditur se kanë filluar 25 projekte, pasi i janë liruar mjetet e të hyrave vetanake.
E lidhur me këto projekte në një intervistë për RTK-në, ka folur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
“Pjesa e ‘Kalabrisë’ ka qenë një projekt që është shumë i nevojshëm sepse ka pasur probleme të mëdha për qytetaret në aspektin e sigurisë, kundërmimit dhe shumë tjera. Rruga ‘Ukshin Hoti’ në pjesën e brendshme të qendrës së qytetit tash po zgjerohet do të bëhet me katër korsi, gjë që do ta mundësojë një lëvizje më të lirshme të trafikut. Po ashtu kemi unazën e brendshme në të cilën janë duke vazhduar punimet me një intensitet të shtuar”, tha Rama.
Ai tutje tha se është një numër i madh i shkollave që janë duke u ndërtuar, derisa tregoi se kanë formuar ekipe të monitorimit në pesë zona.
“E kemi ndarë Prishtinën në pesë zona dhe i kemi pesë ekipe të cilat do t’i monitorojnë të gjitha ndërtimet e rrugëve dhe nevojat e tyre si dhe problemet e mëhershme që kanë qenë. Të gjitha do rregullohen. Tash kemi ndarë 1 milion euro për ‘Kodrën e Trimave’. Përveç se në këtë pjesë jemi duke punuar në urbanizëm, jemi duke punuar edhe në aspektin ligjor, në pjesën e pronësisë sepse ka numër të madh të objekteve që janë të ndërtuara në tokën e komunës dhe këtë duhet ta zgjedhim sepse është problem që nuk është zgjidhur me dekada”, tha tutje Rama.
I pari i kryeqytetit më pas ka njoftuar se Banka për Zhvillim Ekonomik e ka paguar fizibilitetin e zonës te Tregu i Gjelbër.
“Ky është një projekt madhor për kryeqytetin dhe tashmë e kemi përfunduar fazën e fizibilitetit dhe po ashtu edhe takimet me tregtarë dhe qytetarë të kësaj pjese. Tregtarët do të kalojnë në zonën e AKP-së. Aty është një park i mrekullueshëm. Ka qenë një projekt i mëparshëm në bazë të cilit është paraparë që të prehen ata drunj të mrekullueshëm por ne e kemi ndaluar këtë. Ne thjesht e kemi bërë një plan dhe nuk do të dëmtohen as drunjtë dhe as parku”, tha Rama.
Në fund, kryetari i Komunës së Prishtinës premtoi se do të pastrohet edhe hapësira për rreth televizinit publik, e cila tash e disa ditë është në gjendje të rëndë dhe kundërmon.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?