Google ADS

Rezervat valutore ukrainase arrijnë nivele rekorde

21:14 | 8 Gusht 2023
KRG

Banka Qendrore e Ukrainës ka raportuar se rezervat valutore të vendit janë rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Sipas bankës, Ukraina ka rezerva valutore prej 41.7 miliardë dollarëve (59.78 miliardë euro) në fillim të gushtit, raporton skynews.

Rritja e qëndrueshme e rezervave është për shkak të një fluksi të vazhdueshëm të ndihmës financiare nga aleatët perëndimorë të Ukrainës, njoftoi banka qendrore.

“Muaji korrik dëshmoi një rritje të jashtëzakonshme prej 6.9 për qind, duke shënuar nivelin e dytë rekord radhazi që nga pavarësia e Ukrainës”, shkruante në deklaratë.

Veçanërisht, rezervat qëndruan në 39.026 miliardë dollarë (35.64 miliardë euro) në fillim të korrikut.

Ndryshe, Ukraina që nga 24 shkurti i vitit të kaluar është duke u përballuar me pushtuesit rus, të cilët kanë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme