Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia bashkë me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, vizituan Klinikën e Gjinekologjisë ku u pritën nga drejtori i kësaj klinike, dr. Zef Ndrejaj dhe stafi i profesionistëve shëndetësor.
Ministri Vitia tha se bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë drejtim, pas ndërtimit të Klinikes së Pediatrisë, është parë si i domosdoshëm intervenimi në Klinikën e Gjinekologjisë ku marrin shërbime dhe sjellin në jetë shumë foshnje gratë dhe vajzat tona. Ato meritojnë kushte të dinjitetshme dhe për këtë arsye që nga fillimi Klinika e Gjinekologjisë është prioritet i investimeve”, tha Vitia.
Vitia njoftoi të pranishmit se do të fillojnë investimet në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientet në Klinikën e Gjinekologjisë.
Gjithashtu, edhe sa i përket Fekondimit të Asistuar Mjekësor (FAM), ai i njoftoi se procedurat janë në finalizim në mënyrë që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit. Ndërsa, veçoi edhe projektin e “Mjekësisë Fetale”.
“Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që është bërë në këto kushte. Tani e tutje, me trajnimet, donacionet dhe investimet që do t’i bëjmë edhe ne si MSh por edhe ShSKUK, njësia e Mjekësisë Fetale si pjesë shumë e rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës do te jetë në një stad tjetër. Kjo do të ndikoj dukshëm në detektimin e hershëm të patologjive të ndryshme te foshnjat gjatë periudhës së shtatzënisë së nënës”, tha Vitia.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Dr. Zef Ndrejaj e informoi ministrin Vitia se në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë arritur dy pajisje mjekësore, ultratinguj në vlerë të rreth 150 mijë euro, donacion nga “Fondi për Mjekësi Fetale” me seli në Londër.
Vitia i falënderoi për këtë investim si dhe për gatishmërinë që në të ardhmen të financojnë edhe rregullimin e infrastrukturës në pjesën ku do të themelohet njësia e “Mjekësisë Fetale”.
Ky program u bë i mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”.
Përgjatë kësaj kohe janë zhvilluar trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.
Respektivisht, janë organizuar trajnimet për rastet kur një grua ose foshnja e pa lindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultate më të mira për shëndetin e nënës dhe fëmijës./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...