Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian, thotë se muaji korrik i këtij vitit ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë.
Temperatura mesatare globale e muajit korrik ishte 16,95 gradë Celsius dhe sipas të dhënave 0.43 gradë celcius më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar në korrik të vitit 2019.
Ekspertët thonë se këto temperatura do të kenë pasoja të të rënda si për njerëzit, ashtu edhe për planetin.
Muaji korrik i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë.
Në këtë përfundim ka arritur organizata evropiane që monitoron klimën, Copernicus.
Sipas të dhënave të fundit, muaji korrik ishte 1,5 gradë Celsius më i ngrohtë, sesa në epokën paraindustriale.
Temperatura mesatare globale e muajit korrik ishte 16,95 gradë Celsius dhe sipas të dhënave 0.43 gradë celcius më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar në korrik të vitit 2019.
Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian thotë se normalisht rekordet globale të temperaturës thyhen me të qindtat ose një të dhjetën e shkallës, por kjo diferencë e këtij viti është e pazakontë.
“Java e parë e muajit korrik ka pasur dy ngjarje ekstreme të temperaturës. Dhe në atë kohë, Shërbimi për Ndryshimet Klimatike iu referua kësaj si temperatura më lartë e regjistruar ndonjëherë. Tani mund të themi se jo vetëm java e parë e korrikut ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë, por tre javët e muajit korrik ishin më të nxehtat e regjistruara dhe anomalia në lidhje me temperaturën e mëparshme rekord për korrikun është aq e madhe saqë mund të themi me besim se është temperatura më e larta e regjistruar ndonjëherë në muajin korrik”, thotë Carlo Buontempo, nga Shërbimi për Ndryshimet Klimatike, Copernicus.
Ekspertët thonë se këto temperatura do të kenë pasoja të rënda si për njerëzit ashtu edhe për planetin e ekspozuar ndaj ngjarjeve ekstreme gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive.
Të dhënat e publikuara nga Shërbimi për Ndryshimet Klimatike tregojnë se muaji i kaluar ishte aq i nxehtë sa ishte 0,7 gradë Celsius më shumë se mesatarja e korrikut nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Oqeanet e botës ishin gjysmë gradë Celsius më të ngrohtë se 30 vitet e mëparshme dhe oqeani Atlantik i Veriut ishte 1,05 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja.
Antarktida vendosi nivele rekord për akullin e detit, 15% nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
“Është një rekord mahnitës dhe e bën mjaft qartë se korriku është muaji më i ngrohtë në Tokë në dhjetë mijë vjet,” thotë Stefan Rahmstorf, një shkencëtar për klimën në Institutin e Potsdamit në Gjermani.
Zoti Rahmstorf citon studime që përdorin unazat e pemëve dhe tregues të tjerë dhe sipas tij kohët e tanishme janë më të ngrohtat që nga fillimi i epokës së holocenit, rreth 10000 vjet më parë.
Të gjithë këto të dhëna duket se detyruan Sekretarin e Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të deklaronte:
“Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme dhe është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar. Epoka e vlimit global ka ardhur.”/VOA/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...