Tri armë janë sekuestruar në rajonin e Prishtinës dje dhe sot, ndërkaq tre persona janë shoqëruar në stacione policore.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i armëve ka ndodhur në tri raste dhe lokacione të ndryshme, Arbresh.info.
Sekustrimi i parë është kryer në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku pas një kontrolli, Policia bën të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar “Një revole të tipit M57, si dhe njëmbëdhjetë copë fishekë.”
Ndërkaq, rasti i dytë i sekuestrimit ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.
Pas kontrollit, Policia ka gjetur “një revole me gaz të tipit Bloë Compact, si dhe tridhjetepesë copë fishekë.”
Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Sylevicë në Podujevë po ashtu për të shtëna në aheng familjar.
Policia përmes një operacioni bastisjeje në lokacionin e dyshuar ka sekuestruar “Një revole me gaz të tipit Ekol Special.”
Policia bën të ditur se ndaj personave të dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i autorizuar të armës”.
Përderisa në rastin e dytë dhe të tretë është iniciuar rast edhe për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” ./Arbresh.info
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi...
Jasir Asani në top formë, shënon sërish për fitoren e skuadr...
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla ja...
Aksident me fatalitet në Liqenin e Badovcit, Haradinaj: Lajm...
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnje pas pë...
Aksidentohet vetura dhe minibusi në Prizren, 10 persona të l...