Lëndohet Rrahmani

14:54 | 8 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është lënduar.

Sipas mediave italiane ai ka pësuar një lëndim në pulpën e majtë të këmbës.

Gjatë stërvitjes, qendërmbrojtësi u desh të largohej para kohe shkaku i këtij lëndimi.

Sipas të gjitha gjasave ai do të mungoj në ndeshjen e parë të sezonit.

Ndeshjen e parë Napoli e ka Frosinonen më 19 gusht.

Krahas Rrahmanit, në stërvitjen e sotme të kampionëve të Italisë u lëndua edhe sulmuesi kryesor, Victor Osimhen. /Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme