Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj duke thënë se shkaktarët e dorëheqjes nuk ishin arsyet familjare.
Berisha përmes një postimi në Facebook, shkroi se Mehaj kishte qartësuar se nuk mund të vazhdojë në një qeveri të pozicionuar kundër ShBA-së dhe BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Jo, zoteri ish-minister i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ju nuk keni dhene doreheqje per shkaqe familjare.Ju, qe nje kohe, ne konfidence e keni qartesuar se nuk mund te vazhdoni te qendroni ne nje qeveri te pozicionuar kunder SHBA-se dhe BE-se. Dhe, natyrisht, se ky nuk ishte vetem vendim personal.”, shkroi Berisha.
Kujtojmë që sot, Armend Mehaj dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes teksa ka bërë të ditur se dorëheqja ka ardhur për arsye familjare./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...