Abbott për dorëheqjen e Mehajt: I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv

12:30 | 8 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka shprehur keqarjdhjen e tij për dorëheqjen e Armend Mehaj nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Abbott përmes një postimi në Facebook, shkroi se i është mirënjohës Mehajt për kontributin e tij në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, shkroi Abbott.

Kujtojmë që një ditë para dorëheqjes, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin tha se ka folur për projekte të përbashkëta dhe mbështetjen e ardhshme britanike ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes./Arbresh.info

Mehaj takohet me Abbott, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme