Kosova mëson kundërshtarët për Kupën e Botës, sërish në grup me Zvicrën

12:18 | 8 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet e rrethit të parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” do të jenë sërish në grup me Zvicrën, ku së fundi e mposhtën dy herë, transmeton Arbresh.info.

Derisa, për herë të parë, Kosova A do të përballet me Irlandën dhe Azerbajxhanin.

May be an image of text that says 'KOSOVA FIBA BASKETBAL BASKET WORLD CUP 2027 EUROPEAN PRE- QUALIFIERS GRUPI A 1 + ZVICRA KOSOVA IRLANDA 2 3 4 AZERBAJXHANI'

Kosova mposhti Zvicrën në Prizren ku fituan 76:49, kurse në Fribourg triumfuan 72:76.

Kosova nuk arriti kualifikimin në raundin tjetër, pasi u mposht nga Danimarka./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme