Google ADS

Trajneri i Galatasarayt flet për Rashicën: Është zgjedhje jonë e parë

10:33 | 8 Gusht 2023
Orgesa Haziri

E ardhmja e futbollistit kosovar, Milot Rashica, është ende në dilemë.

Ai është rikthyer dhe po stërvitet në Angli me Norwich Cityn.

Galatasaray mbete destinacioni ideal për reprezentuesin e Kosovës, i cili vitin e kaluar e kaloi në huazim në Turqi dhe arriti të gjej formën e humbur në Norwich.

Interesimin e skuadrës turke e ka konfirmuar trajneri, Okan Buruk.

Ai ka thënë se Rashica është prioritet në këtë afat kalimtar.

“Milot Rashica është një lojtar që ka luajtur mirë në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne themi se duam që ai të jetë në skuadër. Kjo periudhë vazhdon. Aktualisht jemi të fokusuar në ndeshje. Zaniolo gjithashtu kishte një lëndim. Ai është me ne në ndeshjen e ardhshme. Ne duam të shtojmë një tjetër lojtar. Zgjedhja jonë e parë është sigurisht Rashica”, tha ai.

Qe një kohë gjiganti turk po mundohet ta blejë përfaqësuesin kosovar, por nuk e ka gjetur ende marrëveshjen me klubin nga Championshipi.

Kjo çështje pritet të zgjidhet për 6-7 milionë euro./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme