Një mbështetës grek i klubit të futbollit AEK Athinë është vrarë me thikë gjatë natës pas përleshjeve të tifozëve.
Sipas policisë lokale përleshjet e dhunshme midis “Ultrasve” çuan në afro 100 arrestime, transmeto Arbresh.info.
Mes të plagosurve është edhe një i mitur i cili është goditur me gur në kokë, tha televizioni publik ERT.
Ata janë ende në spital.
Derisa, sipas policisë, viktima 22-vjeçare e plagosur me thikë u shtrua në spital para se t’i dorëzohej plagëve të marra gjatë natës.
Përleshje shpërthyen në periferi të kryeqytetit grek mes tifozëve të AEK-ut dhe tifozëve të klubit kroat Dinamo Zagreb.
Përleshjet e dhunshme lanë të paktën tetë persona të plagosur, tre grekë dhe pesë kroatë.
Ndeshja e parë e parakualifikuese në Champions League do të zhvillohet të martën në mbrëmje në stadiumin AEK në Nea Filadelfia, një periferi e Athinës./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...