Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 u plagosën nga një sulm rus në një ndërtesë banimi në Pokrovsk, Donetsk Oblast.
Sipas presidencës ukrainase, forcat ruse kanë nisur dy sulme me raketa në qytetin e Pokrovsk, rajoni i Donetskut dhe kanë goditur një ndërtesë banimi.
Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shpërndarë një video të pasojave të sulmit.
“Fatkeqësisht, ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vendngjarje. Ne duhet të ndalojmë terrorin rus dhe Moska do të mbahet përgjegjëse për gjithçka që ka bërë në këtë luftë të tmerrshme”, theksoi ai./A2CNN/
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...