Mehaj: FSK e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë

20:47 | 7 Gusht 2023
E.G

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme që ti ofrojë ndihmë Sllovenisë, pas gjendjes së vështirë si pasojë e reshjeve, shkruan Arbresh.info.

“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit.”, shkroi Mehaj.

“Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.”, shtoi ai.

Tutje, ministri Mehaj ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura dhe solidarizim më të gjithë të prekurit nga dëmet./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme