Google ADS

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë

20:12 | 7 Gusht 2023
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ata do të kthehen sërish në Kosovë pranë familjeve të tyre, si çlirimtarë dhe fitimtarë, përcjell Arbresh.info.

“Sot vizitova dy heronjt e luftës dhe të paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me bindjen e sigurtë se do kthehen pranë familjeve të tyre dhe Kosovës, përsëri si çlimitarë dhe fitimtarë!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme