Google ADS

Të shtëna me armë në një lokal në Klinë, vdes një person

18:54 | 7 Gusht 2023
E.G
Një person ka vdekur si pasojë e  të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, është duke u punuar për arrestimin e të dyshuarit.

“Si pasojë e të shtënave me armë, fillimisht i njëjti ka marrë plagë dhe më pas nuk ka mundur t’i  mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, për fat të keq. Në vend të ngjarjes ka dalur Prokurori i Krimeve të Rënda dhe së bashku me njësitë relevante policore ku aktualisht janë në koordinim duke punuar që të lokalizohet personi i dyshuar dhe më pas të arrestohet dhe gjithashtu në vendin e ngajrjes janë duke u kryer ekzaminime të tjera të cilat përkojnë me ligjin”, ka thënë Nikçi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme