Google ADS

Zyra e Kryeministrit pas ndalimit të Ardita Sinanit: Shkelje e rëndë e të drejtave të shqiptarëve të Luginës

17:54 | 7 Gusht 2023
E.G

Zyra e Kryeministrit (ZKM), ka reaguar pas ndalimit të këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani nga policia kufitare e Serbisë.

Në deklaratën e ZKM-së, i bëhet thirrje Serbisë që  të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, shkruan Arbresh.info.

Tutje thuhet se ndalesa e Sinanit nga policia kufitare në vendkalimin Muçibabë, është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lëvizjes.

“Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.”, thuhet në deklartëne  e Zyrës për Kryeministrin.

“Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare.”, thuhet tutje.

Kjo sjellje e Serbisë, sipas tyre, përbën shkelje të rëndë edhe të të drejtave themelore të komunitetit shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.”

Ndër të tjera, në deklaratën e ZKM-së, përfshihet edhe raporti i Komitetit të Helsinkit në të

“Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.”, njofton Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info

Lexo edhe:

Sinani ndalohet mbi një orë nga policia kufitare serbe

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme