Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Ferizajt ka arrestuar personin e tretë, i cili dyshohet të jetë përfshirë në rrahjen e 25 vjeçarit më 30 korrik të këtij viti në fshatin Manastric të Ferizajt.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 30.07.2023, rreth orës 22:45 kishte pranuar një informacion se në fshatin Manastirc të Ferizajt ishte një rast i lëndimit trupor. Policët e rendit e më pas hetuesit e stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e para është mësuar se, tre persona pas një mosmarrëveshje i shkaktojnë lëndime trupore personit M.SH ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Unversitare në Prishtinë”, bënë të ditur policia.
22 vjecari, sipas policisë, është arrestuar sot në mesditë, pas hetimeve të bëra për rastin në fjalë.
Përveç tij, për rrahjen e 25 vjeçarit, janë arrestuar më herët edhe dy të tjerë të mitur, njëri 17 dhe tjetri 16 vjeçar.
“Policia fillimisht ka arrestuar të dyshuarin E.R ( M/K) i moshës 17 vjeçar, i cili pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ishte dërguar në mbajte për 24 orë, ndërsa dy ditë me vonë policia ka arrestuar personin e dytë D.R ( M/K ) i moshës 16 vjeçar, i cili pas intervistimit nga hetuesit policor është liruar për procedurë të rregullt hetimore, mirëpo në kërkim policor ishte edhe një person tjetër. Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur që sot, datë 07.08.2023 , rreth orës 12:10 të arrestojnë edhe personin e tretë, të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor me datën 30.07.2023 “, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti, siç bëhet e ditur nga policia, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./Arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...