Google ADS

Krasniqi reagon pas kritikave të shumta për fitoren në “Fadil Vokrri”

15:38 | 7 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Pas kritikave të shumta, Robin Krasniqi ka reaguar për fitoren në “Fadil Vokrri”.

Krasniqi fitoi ndaj Nadjib Mohammedi, pasi ky i fundit u diskualifikua në rundin e nëntë për goditje të palejuara, shkruan Arbresh.info.

Boksieri kosovar nuk është pajtuar me kritikët e tij.

“Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetëra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren.  Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi. Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merrem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj”, ka shkruar ai.


Ndeshja u zhvillua të shtunën në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme