Këshilltarja e Kurtit ndalohet nga autoritetet serbe, Kamberi: Ndërkombëtarët po e përkëdhelin Serbinë

14:52 | 7 Gusht 2023
E.H

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndalimit e këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti , Ardita Sinanin nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi.

“Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë „liste të personave të kërkuar“. Sqarime tjera nuk kanë dhënë”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Kamberi theksi se veprime të tilla, kanë për synim nxitjen e tensioneve në Luginën e Preshevës.

“Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”, tha Kamberi.

Tutje, ai akuzoi Bashkësinë Ndërkombëtare se po e përkëdhel vazhdimisht Serbinë.

“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”, shtoi Kamberi./Arbresh.info

Lexo edhe:

Sinani ndalohet mbi një orë nga policia kufitare serbe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme