Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi” të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe familja Lleshi.
Në 25-vjetorin e rënies heroike të Kolës dhe të Markut, Kurti shprehu nderimet dhe kënaqësinë e tij në hapjen e ekspozitës “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi”, e cila shënon kontributin e kësaj familjeje në kryengritjet dhe luftërat tona çlirimtare.
“Pra, katër shtylla, katër dëshmorë, dëshmi e gjakut të derdhur për lirinë dhe për çlirimin e Kosovës, që na e kujton e na e përkujton se sa i madh ishte çmimi i lirisë që gëzojmë, i lirimit që u realizua dhe i shtetit e i pavarësisë sonë që i kanë rrënjët pikërisht në gjakun e dëshmorëve”, tha kryeministri.
Shënime të tilla, sipas tij, nuk vlejnë vetëm për mësimin e historisë, por edhe për të mos e humbur asnjëherë rrugën drejt ardhmërisë së ndritshme të cilën na e kanë ndriçuar pikërisht dëshmorët e kombit të të gjitha luftërave, veçanërisht luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se për hapjen e kësaj ekspozite, Kurti përgëzoi Muzeun e Kosovës, autorët e ekspozitës dhe falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke uruar që sa më shumë të kemi shënime të këtilla shumë të rëndësishme, përderisa lokën Hanë e falënderoi për qëndresën e saj.
Katër dëshmorë nga kjo familje, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi dhanë jetën në qëndresë kundër okupatorit më 7 gusht 1998, ndërsa pas pak muajsh, në 28 janar 1999, ranë në betejë edhe dy dëshmorë të tjerë nga kjo familje, vëllezërit, Prenë dhe Memë Lleshi.
Po nga kjo familje patriotike, Dedë Pashk Lleshi dha jetën në vitin 1944 duke luftuar okupatorët serbë.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
E nderuara familje Lleshi,
E dashura lokja Hanë,
Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit,
I nderuari baca Lilë, Halil Krasniqi, i ati i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçit,
Të nderuar veteranë e invalidë të luftës,
Të nderuar autorë të kësaj ekspozite, z.Krasniqi dhe Rraci,
Të nderuar profesorë e studentë të Universitetit,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,
Unë kam kënaqësinë dhe nderin që ndodhem sot këtu bashkë me juve për të parë këtë ekspozitë, e cila shënon kontributin e familjes Lleshi në kryengritjet dhe luftërat tona çlirimtare, me ç’rast sot kemi 25-vjetorin e rënies heroike të Kolës dhe të Markut nga familja Lleshi, ndërkaq, me 28 janar të vitit të ardhshëm do të shënojmë edhe 25-vjetorin e rënies së Prendës dhe të Memës.
Pra, katër shtylla, katër dëshmorë, dëshmi e gjakut të derdhur për lirinë dhe për çlirimin e Kosovës, që na e kujton e na e përkujton se sa i madh ishte çmimi i lirisë që gëzojmë, i lirimit që u realizua dhe i shtetit e i pavarësisë sonë që i kanë rrënjët pikërisht në gjakun e dëshmorëve.
Përderisa Marku dhe Kola kanë rënë në betejën në vendlindjen e tyre në Vraniq të Gjakovës, Prendi dhe Mema kanë rënë në betejën e Godenit dhe me 28 janar të vitit të ardhshëm do të shënojmë pra një çerek shekulli edhe nga rënia e tyre heroike.
Unë i përgëzojë Muzeun e Kosovës, përgëzojë autorët për ketë ekspozitë, falënderojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe urojë që sa më shumë të kemi shënime të këtilla të cilat janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për mësimin e historisë, por edhe për të mos e humbur asnjëherë rrugën drejtë ardhmërisë së ndritshme e të cilën na e kanë ndriçuar pikërisht dëshmorët e kombit të të gjitha luftërave, e në veçanti do të theksoja këtë luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E falënderoj loken Hanë, e cila me qëndresën e vet në bën të gjithë neve krenarë, por njëkohësisht na inkurajon e na frymëzon që të qëndrojmë të fortë pavarësisht sfidave që kemi në çfarëdo pune që bëjmë e që angazhohemi.
Lavdi Markut, Kolës, Prendit dhe Memës!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...