Barcelona po kërkon të liroj fonde dhe tani dëshiron ta shes edhe Marcos Alonson.
Mbrojtësi i majtë veteran spanjoll u bashkua vetëm verën e kaluar nga Chelsea si lojtarë i lirë, dhe pati vështirësi në disa raste sezonin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, pas largimit të Jordi Alba, shumë supozuan se Alonso do të luante violinën e dytë pas Alejandro Balde këtë sezon, duke qenë i vetmi mbrojtës tjetër i majtë natyror në skuadër.
Megjithatë Gerard Romero ka raportuar se Barcelona e ka nxjerrë Alonson në shitje.
Ideja e Barcelonës është që ata të sillnin Joao Cancelo nga Manchester City dhe Ivan Fresneda, duke lejuar kështu që Cancelo të funksionojë si mbrojtës i djathtë dhe i majtë, me Balde dhe Fresneda opsionet e tjera në këtë pozicion./Arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës