Google ADS

Anonymous parandalon sulmin e ISIS-it në Itali (VIDEO)

14:36 | 27 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Hakerët nga grupi “Anonymous” thonë se kanë parandaluar një sulm terrorist të Shtetit Islamik në Itali, transmeton arbresh.info.

Ata deklaruan se sulmi ishte penguar si rrjedhojë e intensifikimit të aktiviteteve të tyre kundër xhihadistëve, pas sulmeve në Paris.

“Këtë muaj po punojmë në heshtje. Tashmë kemi penguar një sulm të ISIS-it në Itali dhe shpresojmë që do t’i parandalojmë edhe të tjerat” ka njoftuar grupi “Anonymous”.

Ekspertët thonë se media sociale është një nga armët më të fuqishme të komunikimit për xhihadistët dhe mbështetësit e tyre nga e gjithë bota./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme