Mbi 14 mijë tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë muajit korrik në Prishtinë

12:02 | 7 Gusht 2023
E.H

Policia e Rajonit të Prishtinës bënë të ditur se vetëm gjatë muajit korrik, janë shqiptuar 14,009 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugorë.

Policia në njoftim thekson se krahas kontrolleve, është parë e nevojshme të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në theks të veçantë, gjobat janë për;

– Tejkalim i shpejtësisë, 4082 gjoba.

– Parking i parregullt, 3019 gjoba.

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 1172 gjoba.

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 907 gjoba.

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 321 gjoba.

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 285 gjoba.

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 280 gjoba.

– Tejkalim në vijë të plotë, 48 gjoba.

– Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 25 gjoba.

– Motoçikleta të larguara nga komunikacioni 18.

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 14 gjoba.

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba.

– Të tjera , 3851.

Për kundërvajtjet më të rënda janë shqiptuar edhe;

– 124 masa administrative, shqiptimi i masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit
me veprim motorik– marrja e përkohshme e patentë shoferit.

– 112 masa administrative, vazhdim i masës mbrojtëse.

– 72 masa administrative, shqiptimi i masave mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, marrja e përkohshme e patentë shoferit të huaj.

“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, ndërkaq ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shtojnë kujdesin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme