Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e familjes emblematike Markalleshi në 25-vjetorin e rënies.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo herë Markalleshët ishin në ballë të përpjekjeve për liri.
“Të brumosur në frymën e atdhedashurisë ndër breza, familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në luftën e UÇK-së i dha Kosovës katër dëshmorë; Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi. Çdo herë në ballë të përpjekjeve për liri, Markalleshët nuk u zmbrapsen përpara armiqve. Kontributi i tyre dhënë përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se se Beteja e Markalleshëve dëshmon shtrirjen e luftës për çlirim.
“Më 7 gusht të vitit 1998, armiku hasi në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema. Beteja e Markalleshëve dëshmon shtrirjen e luftës për çlirim, mobilizimin pa dallim moshe e gjinie, vendosmërinë e popullit shqiptar që të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Lavdi heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve dëshmorë, Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi”, shkroi Haradinaj. /Arbresh.info
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...