Një zyrtarë policor është sulmuar dje nga një person në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin, nuk i ka zbatuar urdhrat dhe ka goditur zyrtarin policorë duke i shkaktuar lëndime.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin, por më pas ai është paraqitur në polici dhe është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rasim Kiçina, Prishtinë, 06.08.2023-18:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar automjetin nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim dhe e kishte goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin e tij. Automjeti i braktisur është sekuestruar, ndërsa më vonë, i dyshuar i lartcekur është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë