Moti sot në Shqipëri

08:18 | 7 Gusht 2023
E.H

Sipas MeteoAlb, Shqipëri në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në territor mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore, duke gjeneruar shira të pakët pjesërisht në veri të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme