Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova

07:57 | 7 Gusht 2023
E.H

Pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës vazhdon të jetë i ngarkuar.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se mërgimtarëve po u bie të presin deri një orë e 10 minuta për të dal nga Kosova nga kjo pikë kufitare për në Serbi, shkruan Arbresh.info.

200 metra është kolona në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ndërsa më pak e ngarkuar duket se është pika kufitare në Merdarë.

Në dalje nga Kosova nga kjo pikë kufitare në Merdarë, mërgimtarëve po u bie të presin 30-35 minuta.

Si te Dheu i Bardhë ashtu edhe në Merdarë për të hyrë në Kosovë pritjet zgjasin 10-15 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Për të parë gjendjen në pikat kufitarë, kliko KËTU

Të ngjashme