Një shfaqje hyrëse e Dokufestit me performancë nudo ka nxitur reagime të shumta.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani e quajti të tmerrshme dhe të papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar siç tha ai, antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë, shkruan Arbresh.info.
“Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi.”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Tutje ai u shpreh se nuk do të lejojnë që këto “degjenerime” të ndryshojnë vlerat e vendit ynë.
Kritika për shfaqjen pati edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i cili e quajti shaqjen të turpshme.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se shfaqja nuk është as art e as modernizëm, sipas tij, është degjenerim, shkruan Arbresh.info.
“Ajo që u servua në Dokufest, ajo shfaqje e turpshme për publikun nuk është as art e as modernizim, është degjenerim. Gjithë kjo, është thjeshtë pasqyra më e mirë e Qeverisë Kurti.”. ka shkruar Lushtaku.
Përkundër këtyre reagimeve, profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka treguar një rrëfiim për Prizrenin e para 160 vitesh, siç e ka dokumentuar themeluesi i Albanologjisë Johanes Von Hahn.
Latifi shkruan se Johann von Hahn në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit” kishte thënë se mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...