Google ADS

Peci: Do të vazhdojmë t’i përkrahim vetëm bujqit e kultivuesit meritorë

22:53 | 6 Gusht 2023
E.G

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se Kushtrim Fazliu nga fshati Klinë e Poshtme, është njëri nga përfituesit e grantit prej 98, 460 eurosh.

Ministri Peci përmes një postimi në Facebook thotë se Fazliu ka arritur që nga e ka shndërruar vendin nga një djerrinë, në një plantacion premtues për prodhim, shkruan Arbresh.info.

“Kushtrim Fazliu nga fshati Klinë e Poshtme përveç se i shërben Kosovës në sektorin e sigurisë, ai angazhohet bashkë me familjen edhe rreth sigurisë ushqimore të Kosovës.”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Ai është përfitues i grantit prej 98,460€, në ndërtimin e plantacionit prej 3.1 Ha në fshatin Leqinë me kumbull e ftua, synim ky i kahmotshëm që u bë realitet pas shumë aplikimeve e përpjekjeve, falë meritokracisë që kemi aplikuar në vlerësime.”, tha tutje ai.

Tutje, Peci shkruan se do të vazhdohet përkrahja e vetëm atyre bujqëve e kultivuesve meritorë, të përkushtuar e punëtorë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme