Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Fruk Ajeti ka mirëpritur letrën e dërguar nga politkanët të disa evropianë tek diplomacitë perëndimore, në të cilën kërkohet distancim nga politika ku në qendër është Beogradi.
Me anë të një postim në Facebook, Ajeti vlerëson se letra është dërguar në një momentum të rëndësishëm, shkruan Arbresh.info.
Siç tha ai, në këtë letër shprehet qartazi kërkesa që Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
“Në këtë iniciativë të përbashkët drejtuar komunitetit ndërkombëtar, ata kërkojnë të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkan-it, ku Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe mos të ndiqet një politikë me zemërgjerësi ndaj Beogradit, e cila ka dëshmuar që nuk po funksionon. “Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, ka shkruar Ajeti. /Arbresh.info
Lexo edhe:
Politikanët perëndimorë: Vuçiq po përshkallëzon tensionet me Kosovën
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...