Kuka reagon pas fitores së Fazliut: E dominoi ajkën botërore

19:53 | 5 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Laura Fazliu fitoi medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Pas, suksesit të arritur ka reaguar trajneri, Driton Kuka, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se Laura Fazliu e dominoi ajkën botërore të xhudos në kategorinë e saj.

“Një performancë e shkelqyeshme e saj.

Dominoj ajkën Botërore.

1800 Pikë Olimpike dhe ajo tashmë po paralajmërohet si një ndër favoritet për medalje Olimpike në #paris2024

Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua.,ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë!

Laura sot drejt të artës mposhti të dy japonezet,Izraeliten Gefen dhe Rumunen Ivanescu !

Performancë të mirë dhe tashmë me 488 pikë do hyj nē Normë Olimpike kishte edhe Akil Gjakova fitoj dy lufta dhe pësoj dy herë vendi i 7 dhe tash lirisht po them që u rikthye në krye të detyres”, ka shkruar ai.

Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu triumfoi me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi në një duel që e dominoi vazhdimisht.

E për këtë sukese ka reaguar edhe trajneri i njohur/Arbresh.info/

Të ngjashme