Google ADS

Reshje e vërshime në Austri dhe Slloveni

18:56 | 5 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Një zonë e presionit të ulët atmosferik ka shkaktuar reshje të fuqishme me pasojë vërshimet e dëme të mëdha në jug të Austrisë dhe në Slloveni.

Reshjet e furishme në shumë zona kanë krijuar gjendje dramatike. Fshatra të vërshuar prej ujit janë izoluar nga bota përreth. Gjatë rrëshiqtjeve të tokës prej reshjeve në disa zona në verilindje të Sllovenisë kanë humbur jetën tre vetë, njoftoi policia

Në St. Paul në Lavanttal zjarrëfikësi u vu në veprim.

Në kryeqytetin Lubjanë dhe në Maribor e në Celje autoriteti i mjedisi shpalli gjendjen e alarmit. Ushtria ka mbështetur forcat e emergjencës, të zjarrëfikësit dhe të policisë në aksionet e shpëtimit. “Gjendja është serioze”, tha ministri i Mbrojtjes Marjan Sarec. Kryeministri Robert Golob ndërpreu pushimet e verës dhe organizoi (05.08.2023) një mbledhje krize.

Një autostradë u bllokua pë rshkak të vërshimeve, ura dhe shtëpi janë shkatërruar. Në rreth 16.000 shtëpi u ndërpre energjia. “Disa zona janë të shkëputura tërësisht nga bota përreth dhe komunikacioni është i vështirë”, vuri në dukje mbrojtja civile.

Në jug të Austrisë është njoftuar për vërshime. Në landet Kernten dhe Shteiermark banorëve iu bë thirrje mundësisht të largohen nga shtëpitë. Në zonat përreth Eisenkappel dhe Klagenfurt disa fshatra janë izoluar prej vërshimeve. I prekur rëndë është rajoni Voelkermarkt në Kernten.

Sipas të dhënave të klubit të automobilëve të Austrisë ÖAMTC disa pikëkalime kufitare mes Austrisë dhe Sllovenisë janë bllokuar prej vërshimeve dhe rrëshqitjeve të tokës, ndër tok pikëkalimi Loiblpass, ku një natë më parë ka pasur reshje të fuqishme me gati 200 litra për metër katror. /DW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme