Policia apelon pushuesit në Vlorë të mos përdorin mjete lundruese

14:16 | 5 Gusht 2023
Diellza Gashi

Policia kufitare në Vlorë u ka bërë apel pushuesve që të mos përdorin mjete lundurese gjatë ditës së sotme, pasi mund të përballen me rrezik për jetën e tyre.

Apelimi vjen si shkak që këtë fundjavë pritet që Vlora të jetë nën ndikim e kushteve atomsferike të paqëndureshme, raporton ABC News.

Gjithashtu, Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme